Mbrëmë në Prime e ”Big Brother Kosova Vip 3”, Arioni u eliminua përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Largimi i tij shënoi fundin e rrugëtimit të tij brenda shtëpisë, por gjithashtu hapi një diskutim të gjerë mes publikut për transparencën e procesit.
Në rrjetet sociale, shikuesit kanë ngritur dyshime se Arioni kishte fituar një biletë kthimi, por kishte refuzuar ta përdorte atë.
Dyshimet u forcuan pas një deklarate intriguese që ai bëri pak para se të hapte zyrtarisht biletën: “Po ma kanë dhënë, po më kanë ba, po unë nuk kthehem”, tha Arioni, duke shtuar paqartësi mbi situatën.