Ashtu siç pritej Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Pa dashni” ku gjatë klipit ndryshon dhe pamjet nga brune në bjonde.
“Jam më e mirë se çokollata, adrenalinë me pare të thata, po ma ke pas me hile”, thotë në tekstin e këngës që Ronela e ka shkruar vetë.
Në fakt prej disa kohësh flitet për një ndarje të saj me Young Zerka. “Jam dhe beqar dhe tokë e zënë”, ka thënë Zerka, për të cilin mediat online shkruajnë se është ndarë nga Ronela Hajati. Kështu sërish ne jemi në dilemë, se çfarë po ndodh me çiftin!
