Denis Himçi, pedagogu i universitetit të Elbasanit, që u arrestua nga policia për akuzën e favoreve seksuale dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek pedagogët e tjerë, për të kaluar studentët në provime, ka mundur ti shpëtojë Drejtësisë.

Prokurorja e çështjes Elveta Stafa, vendosi të pushojë çështjen penale kundër Denis Himçit, dhe ta dërgojë dosjen në gjykatë për pushim hetimesh.

Çështja penale aktualisht është në tavolinën e gjyqtares Miranda Konica, e cila sot ka zhvilluar seancën e parë të gjykimit të kërkesës së prokurores Elveta Stafa, për pushimin e dosjes penale kundër, Denis Himçit, raporton “Ora”.

Fillimisht, Himçi është ndaluar pas publikimit të disa pamjeve filmike në një emision televiziv, ku ai shfaqej duke ngacmuar seksualisht një vajzë, ndërsa i kërkonte favore seksuale, në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për të marrë provimet tek pedagogët e tjerë të universitetit, por edhe tek lënda e tij.

Denis Himçi, u arrestuar në 17 shtator 2019 me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nisi një hetim për akuzën e “Korrupsionit duke kërkuar favore seksuale” dhe “Ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”. Por pas disa muaj qëndrim në burg, çështja penale kundër Himçit, kaloi për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Elbasanit.

Gjykata e këtij qyteti urdhëroi lirimin nga qelia të pedagogut të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Çështja penale kundër Himçit u mbajt nën hetim për plot 2 vite me rradhë, ndërsa akuzat u ndryshuan, duke regjistruar dosjen për veprën penale të “Ngacmimit seksual”.

Ndërsa sot edhe kjo akuzë është pushuar nga prokurorja e çështjes, Elveta Stafa,e cila i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, që të pushojë totalisht çështjen dhe të nxjerë pa asnjë përgjegjësi penale, pedagogun Denis Himçi.

Në video, shfaqet pedagogu Denis Himçi me një makinë luksoze tip “Audi”, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i kërkuar puthje dhe bërë komplimente studentes. Dhe duke i premtuar vajzës, se veç marrjes së provimeve, do i jepte edhe dhurata të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here