Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ma sollën serbin të gjallë”! Reagon ashpër Fatos Klosi, zbulon prapaskenat e forta dhe nxjerr blof ish-komandantin e Kukësit: Është një turp…!

22:04 / November 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatos Klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i SHISH ka komentuar deklaratën e fortë të ish-komandantit të divizionit të Kukësit, Kudosi Lame, i cili tha se Nasim Haradinajt, që tashmë është në Hagë, në një moment i kërkoi që t’i çonte një serb, të gjallë, rob në zyrë në Kukës.

Klosi u shpreh se një deklaratë e tillë aspak e vërtetë në këto momente, teksa në Hagë është kupola drejtuese, është një autogol për UÇK-në.

“Janë absurde. Absolutisht. Nuk ka ndodhur ndonjëherë takim që ta di unë. SHIK-u absolutisht jo, mbase shërbimi i zbulimit të ushtrisë, por ne nuk kemi pasur ngjarje të tilla. Çfarë serbësh me çfarë statusi? Çfarë do me thënë rob lufte? Përse e kërkoi, ç’i duhej robi serb? Hiqen të rëndësishëm ca njerëz, duan të tregojnë se janë pjesë e historisë, është turp për të sajuar ngjarje për t’u dukur se kemi qenë edhe ne, kemi bërë një gjë. Më duket shumë çudi. Si mund të kërkojë më sillni një serb, si të thuash më sillni një pulë, çfarë do me thënë kjo? Është habi.

Më sillni një serb, çfarë fjali absurde është kjo. Që nga kjo ai nuk ka fare të bëjë me luftën, nuk e di ku ka qenë ato kohë. Nuk flasin njerëzit serioz kështu. Ai mund të thoshte që po, kishim një rob serb, nuk di çtë bënim, ua dorëzuam këtyre atyre, por jo u thash këtyre atyre më sillni një serb. Ai rren. Kjo është loja, që bëjnë ata që akuzojnë shqiptarët.

Mund të quhet autogol? “Unë nuk e di kujt është ky njeri, ky që e mban veten si i UÇK-së, është i serbëve, i FARK-ut, lerë ca thotë, veteranë, ka shumë me qindra me mijëra. Mos u merrni me të tillë njerëz. Ai është autogol për UÇK-në. Por ai mund të mos jetë fare i UÇK-së, është lojë e dikujt tjetër. Nuk është koha, sidomos tani që kanë shkuar udhëheqësit e UÇK-së në Hagë” deklaroi Fatos Klosi për Abc News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.