Nën moton “Ma t’mirat i gjen n’Mat”, ditën e sotme Bashkia Mat, ka zhvilluar një aktivitet promovues, për hapjen e sezonit, Turistik në Mat.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, pasi Mati ka potenciale të shumta në të gjithë territorin e saj për zhvillimin e Turizmit Rural, Turizmit Malor, Ekoturizmit, Agroturizemit, Turizmi i Kulturës etj.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj, përshëndeti të pranishmit e shumtë për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e treguar ku dhe tha se nga ana e Bashkisë, Sektorit të Turizmit po i kushtohet një rëndësi e veçantë për zhvillimin e tij të qëndrueshëm në Mat. Ai shprehu bindjen se turizmi do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, pasi do të jenë banorët që do t’i ofrojnë shërbimet vizitorëve ditorë dhe atyre afatgjatë.
Në fund Kryebashkiaku Malaj së bashku me Suela Koçibellinj, drejtuese e Vizion OJF shpërndanë edhe disa çmime për disa nga pjesmarrësit që paraqitën projektet e tyre në fushën e turizmit, bujqësisë, etj.
Atmosfera në sheshin “Ahmet Zogu” ishte mjaft festive. Pati këngë e valle tradicionale si dhe u demonstruan prodhime të shumta të fermerëve matjanë.
Eshtë e para herë që bashkia Mat organizon një event të tillë mbresëlënës për promovimin e turizmit në këtë trevë.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment