Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Macron në Tiranë: Po të bëjmë gjithçka të lirojmë pengjet! Jemi me Izraelin në luftën ndaj terroristëve

11:44 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 17 at 11.05.34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi se qeveria e tij është e angazhuar dhe po punon për lirimin e pengjeve, qytetarë francezë, nga grupi terrorist i Hamasit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në Tiranë, Macron tha se e kishte të pamundur që të tregonte detaje, për shkak se rrezikoheshin bisedimet.

“E kam parë këtë video dhe dua t’i them familjes së Jashemit, mbështetjen tonë. Dua t’ua them të gjitha familjeve që janë marrë peng familjarët. Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për lirimin e pengjeve. Kemi kontakte me shumë fuqi, miq të ndërmjetëm me Hamasin, për të arritur çlirimin e pengjeve. Por marrja peng e civilëve është e papranueshme. Duhet të tregohem i kujdesshëm dhe nuk dua të them tepër, që mos të kemi pritshmëri shumë dhe të prishen negociatat. Dua t’i them familjes së Hashemit dhe familjet e tjera që po bëjmë të mundur çdo gjë. Kam shprehur solidaritetin për Izraelin.

Shpreha gjithë mbështetjen që Izraeli të mbrohet. Do të shkojë në këtë rajon kur të vlerësojë se do të kemi një anxhendë për të vijuar atje. Do të vazhdojë konsultimet. Do të shkojë atje kur të kemi një marrëveshje konkrete, qoftë për mosshkallëzim, qoftë për çështje humanitare. Siguria e Izraelit, lufta kundër grupeve terroriste, procesi i paqes, zgjidhja politike janë të pandashme, Këtë axhendë duam të synojmë. Kjo tregon se ata që kishin besuar se çështja ishte bërë ekonomike dhe çështje sigurie, kanë arritur faktin se është çështje politike. S’mund ta zgjidhim pa angazhuar një proces paqeje, mbi këtë bazë do të duhet të jetë dhe në rajon. Mbi bazën e kësaj do të vendos. Mbështes vendimin e Izraelit për të vijuar sulmin ndaj terroristëve, kjo duhet të artikulohet. Është nderi dhe detyra e një demokracia. Kjo duhet të jetë e përputhshme me respektimin e të drejtës humanitare”, tha Macron.

izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.