Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Macron një orë në telefon me Putin. Zbardhet kërkesa e presidentin francez dhe përgjigjja e Kremlinit

19:44 / March 18, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin macron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi këtë të premte një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Elysée biseda telefonike zgjati një orë e dhjetë minuta, ndërsa bëhet e ditur se Macron adresoi situatën e përkeqësuar në Ukrainë, bombardimet e vazhdueshme të civilëve, mungesën e respektimit të ligjit humanitar, si dhe kërkoi që të merren masa konkrete dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund rrethimit të Mariupolit.

Ndërkohë që Kremlini në një deklaratë pas bisedës, thekson se presidenti Putin e siguroi Macron që forcat ushtarake ruse do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ruajtur jetën e civilëve.

“Duke reaguar ndaj shqetësimeve të shprehura nga presidenti Emmanuel Macron, presidenti Putin theksoi se forcat e armatosura ruse që marrin pjesë në operacionin special ushtarak po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ruajtur jetën e civilëve”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Gjithashtu bëhet me dije se të dy liderët diskutuan në lidhje me negociatat midis Moskës dhe Kievit dhe qëndrimin e Rusisë se si mund të arrihet një marrëveshje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.