Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, i kërkuan një gjyqtari që të rrëzojë aktakuzën për trafik droge ndaj tyre, me arsyetimin se gëzojnë imunitet si lideri dhe zonja e parë e një vendi të huaj.

Në dokumentet e depozituara në gjykatën federale të Manhatanit, avokatët e Maduros thanë se gjyqtari ishte i detyruar me ligj ta rrëzonte aktakuzën, sepse një akuzë e tillë nuk mund të ngrihet kundër një lideri të huaj.

“Asnjë gjykatë amerikane nuk ka zhvilluar ndonjëherë një proces penal ndaj një lideri të huaj, i cili ishte njohur nga vendi i tij si kreu në detyrë i shtetit në kohën kur u ngritën akuzat”, thanë avokatët.

“Kjo nuk është një rastësi e historisë. Ajo pasqyron një rregull më të vjetër se common law: krerët e shteteve janë të përjashtuar nga procesi penal i çdo gjykate kombëtare, përveç asaj të vendit të tyre”, shtuan ata.

Maduro dhe bashkëshortja e tij janë planifikuar të dalin në gjyq për akuzat e trafikut të drogës më 1 qershor të vitit të ardhshëm.

Gjyqtari Alvin K. Hellerstein ka caktuar datën 17 nëntor për nisjen e argumenteve gojore lidhur me kërkesat për rrëzimin e aktakuzës.

Ndryshe, Maduro, 63 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, 69 vjeç, janë mbajtur në një burg në Brooklyn që kur forcat amerikane i morën nga shtëpia e tyre në Caracas, gjatë një operacioni në mes të natës në fillim të janarit, dhe i sollën në New York.

Në dokumente të veçanta të depozituara të mërkurën, avokatët e Flores thanë se edhe ajo gëzon imunitet nga ndjekja penale në SHBA, mbi bazën e imunitetit sovran.

“Ky është një atribut i sovranitetit të Venezuelës dhe vetëm Venezuela mund të heqë dorë prej tij”, sipas tyre.

Avokatët e Maduros thanë se, edhe nëse Maduro nuk do të kishte të drejtë për imunitet sovran si kreu i shtetit, çështja ndaj tij duhet të rrëzohet sepse ai gëzon gjithashtu imunitet sovran të bazuar në veprimet e kryera në cilësinë e tij zyrtare (conduct-based sovereign immunity).

Si Maduro, ashtu edhe Flores janë deklaruar të pafajshëm në një çështje penale të ngritur fillimisht gjashtë vjet më parë kundër një numri bashkëpunëtorësh të dyshuar.

Ata përballen me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm, nëse një juri vendos se ata kanë qenë pjesë e një komploti për të dërguar kokainë në Shtetet e Bashkuara.

akuzave gruaja maduro rrezimin trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.