Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Majko kritikon projektin e Butrintit: Keni ndryshuar VKM e 2002, çfarë ka ndodhur?

14:25 / May 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e sotme plenare, deputeti socialist, Pandeli Majko i është drejtuar ministres së Kulturës, Elva Margariti ku i ka kërkuar një përgjigje të detajuar sa i përket projektit të Butrintit.

Sipas Majkos, në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët është bërë mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa sipas tij qeveria si bazë legale të marrëveshjes ka marrë vendimin e VKM të miratuar në 2022.

“Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e VKM të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë.

E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave…

Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…

Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë.

Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.