Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Majlinda po më vrasin’/ Zemra e Saimir Sulës do të sillet në Shqipëri, motra: Dyshoj se nuk është e tij!

13:12 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 spain 1688554703
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë se do të bëhet riatdhesimi i organit të zemrës së të riut Saimir Sula dhe procedurat do të kryhen në Barcelonë më datë 12 korrik 2023, ka pasur një reagim nga familjarët e të riut.

Ka qenë motra e Saimirit, Majlinda Sula, në një deklaratë për mediat, tha ditën e djeshme se familjarët nuk janë vënë në dijeni, edhe pse në njoftimin e ministrisë shkruhet se procedura do të kryhet në prani të familjarëve të Saimir Sulës dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në këtë çështje.

Gjithashtu motra e tij ka shprehur dyshime se zemra qe pritet të vijë në Shqipëri të mos jetë e vëllait të saj pasi prej 3 vitesh Spanja i refuzoi kërkesën për kryerjen e ADN-së.

Ajo thekson se vëllai i saj mund të jetë vrarë dhe nëse zemra do ti përkasë atij, institucionet duhet të zbardhin shkakun e vdekjes.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

motra Saimir Sula Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.