Një aksident është regjistruar sot në Gjirokastër, ku një automjet ka përplasur një grua. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘18 Shtatori’.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R.K., e cila ishte duke kaluar në rrugë. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.
