Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesnate në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fabrikës së ish këpucëve ku i mituri ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e duke u përplasur me një pemë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
NJOFTIMI
Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi).
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.