Një 22- vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ,ku për pasojë ka gjetur vdekjen .
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.