Një 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm pasi mjeti i tij ka dalë nga rruga.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.20 të mëngjesit, në segmentin ku po punohet për bypass-in e Tepelenës. Mjeti tip “Benzqë drejtohej nga Y.R., nga Memaliaj ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen 50-vjeçari.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
