Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Roskovec te “Kthesa e Marinzës”, ku një automjet tip “Volkswagen Golf” ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit, O.F., ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin nga ana e drejtuesit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.
