Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Makina “e maskuar” si ambulancë për ti shpëtuar policisë, transportonin refugjatë

11:57 / February 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë, efektivët janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volksvvagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.

Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISE

Loguan mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit 31-vjeçari tentoi t’i largohej policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre, por u kap dhe ndalua.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe Sektorin e Policisë Rrugore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
• D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas do të organizonin transportimin nga rrethi i Devollit në drejtim të Tiranës, të disa të huajve të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, strukturat e policisë të qarkut Korçë kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Devoll-Pogradec, me qëllim kapjen e tyre.

Shërbimet e Policisë, janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volksëagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.

Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet autori! Shënjestra i shpëton atentatit në lokal

17:34 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026

Zjarri në Parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje. Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

17:18 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.