Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Makina e policisë përplaset me BMW-në, 4 të plagosur

11:31 / February 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë urës së Vasil Shantos në Tiranë ku një BMW është përplasur me makinën e policisë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerët. Drejtuesit të mjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe rezultoi se nuk kanë pirë pije alkoolike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

WhatsApp Image 2023 02 16 at 7.37.46 AM 640x885 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 22-vjeçari dërgohet te Trauma

20:35 / July 25, 2026

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

13:39 / July 25, 2026

Plagos me thikë kushëririn pas një konflikti në Lushnjë, arrestohet 60-vjeçari

12:54 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.