Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm pranë shkollës “9 tetori” në Sarandë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një dyqani me veshje duke shkaktuar panik tek të pranishmit.
Në momentin që ndodhi ngjarja rrugët kanë qenë plot pasi prindërit çonin në shkollë fëmijët. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
