Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në “Bulevardin Blu” në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin A. H., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
