Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij.
