Drejtuesi i një motori ka përfunsuar në spitalin e Fierit, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi këtë të martë pranë një qendre tregtare. Drejtuesi i motorit mësohet se u dërgua me urgjencë drejt spitalit, për shkak të plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila nisi punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Si pasojë e këtij të fundit, në këtë aks rrugor raportohet që aktualisht të ketë trafik të rënduar.
Postime te ngjashme
Add A Comment
