Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku një maknë ka përplasur për vdekje një 56-vjeçar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një makinë me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 56 vjeçar, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.