Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të marte te “Komuna e Parisit” në kryeqytet.
I ndjeri, i identifikuar me inicialet F.Gj., u përplas për vdekje nga një automjet.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, i moshuari nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
