Një automjet është përplasur me një mjet tjetër dhe ka përfunduar në një dyqan në bulevardin “Republika” mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.
Sipas pamjeve të publikuara nga BalkanWeb në aksident u përfshin dy mjete, ku pas përplasjes një prej tyre devijoi duke goditur fasadën e një dyqani.
Përplasja ka shkaktuar panik te banorët dhe punonjësit e dyqaneve po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


