Një mjet është përplasur në afërsi të mbikalimit të Patolut me makinë e Policisë. Për pasojë është dëmtuar lehtë një prej efektivëve.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
