Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me urbanin e linjës së Kinostudios në kryeqytet.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e Dibrës.
Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka të lënduar. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i dendur në rrugë.
