Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Makina plot me kanabis! Në pranga 3 persona, mes tyre edhe një grua

11:58 / October 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1698663071xpolciia berat 494
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prangat e Policisë së Beratit kanë rënë tre persona, pasi iu gjetën doza kanabisi dhe heroine në automjet. Në pranga kanë rënë shtetasit Eldik Maliqi, Armand Hoxhallari, Valbona Dalipi. Ata u ndaluan teksa udhëtonin në qytetin e Dimalit dhe brenda mjetit iu gjetën e sekuestruan 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak.

“Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet. Sekuestrohen 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak, 3 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat; V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë 2 shtetasit e tjerë.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Beratit.

Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.