Jenna Evans pa në gjumë se ajo dhe i fejuari e saj, Bobby, ishin në një tren me disa hajdut dhe për të shpëtuar prej tyre, asaj iu desh të gëlltiste unazën e fejesës, por ja që e bëri edhe në realitet jo vetëm në ëndërr…
E reja nga Kalifornia kur u zgjua plotësisht e kuptoi se çfarë kishte bërë dhe zgjoi shpejtë Bobby-n për ta çuar në spital.
Një rreze X tregoi se unaza ishte në stomakun e saj dhe mjekët ranë dakord se duhej të hynte direkt në sallën e kirurgjisë. Kur mjekët i dhanë për të firmosur një dokument që në rast se ajo humb jetën në sallë ato nuk mbajnë përgjegjësi, në atë moment e reja shpërhteu në të qara.
“Do zemërohesha shumë në rast se do humbisja jetën në këte mënyrë.” E kam pritur aq shumë këtë unazë fejese dhe më në fund do të martohem me Bobby Howell”,-tha 29 vjeçarja duke qeshur.