Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Spitali Bashkiak Mirditë, Koçiu: Infrastrukturë moderne

10:20 / December 13, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 12 13 091719 696x436 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se spitali Bashkiak Mirditë është kthyer në një qendër kyçe të shërbimit shëndetësor në veri të vendit, falë investimit në pajisje dhe infrastrukturë.

Ministrja theksoi se ky spital i shërben rreth 15 mijë banorëve të zonës, ndërsa shërbimet që ofrohen janë Shërbimi i Urgjencës; Mjekësia e Përgjithshme; Pediatria; Obstetrikë-Gjinekologjia; Kirurgjia e Përgjithshme, përfshirë sallën e operacionit; Laboratori Klinik Biokimik; Radiologjia dhe Poliklinika.

“Modernizimi i infrastrukturës është shoqëruar me pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit, duke siguruar shërbim cilësor për qytetarët”, shprehet ministrja në një postim në Facebook.

Ministrja Koçiu më herët ka deklaruar se buxheti për shëndetësinë do të mbështesë programin 3-vjeçar, për vijimin e rehabilitimin e plotë të 107 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin për periudhën 2025-2027.

Koçiu renditi edhe kantieret investuese në shëndetësi që hapen për herë të parë në vitin 2025 si, ndërtimi i godinës së re multifunksionale të Spitalit Rajonal Korçë, rikonstruksion i godinës së Djegie-Plastikës në QSUNT, rikonstruksion i materniteteve në Fier dhe Shkodër si dhe të spitaleve në Pogradec dhe Lushnje.

SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.