Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Malaj: Ne duhet ta lartësojmë historinë e futbollit matjanë (Foto)

16:58 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ditmar BICAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës së Burrelit. Gjatë një takimi me drejtues të klubit dhe gazetarë Presidenti i KF Burreli tha se Ditmar Bicajt i është besuar drejtimi i skuadrës verilindore, duke theksuar se kjo është një detyrë e rëndësishme për ecurinë e sportit të futbollit në këtë trevë.

“Ditmar Bicaj është trajneri i Burrelit për sezonin 2024-2025. Vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë dhe brilante si futbollist dhe si një teknik me të ardhme. Në emër të sportdashësve të Burrelit, por edhe si numri një i Bashkisë Mat i uroj trajnerit të ri suksese dhe ta lartësojë futbollin matjanë”, tha Malaj.

DITMAR 2

Sipas kryetarit të Bashkisë matjanët e duan futbollin. Ky sport i bukur ka histori të gjatë, ndaj tifozët jo vetëm e duan skuadrën por edhe e mbështesin atë me gjithë zemër. Malaj tha se është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë në fillim të kampionatit një skuadër të qëndrueshme dhe me synime të qarta.

Nga ana e tij tekniku Ditmar Bicaj falenderoj Presidentin e KF Burreli Agron Malaj për besimin e dhënë dhe u shpreh se do të bëjë maksimumin që futbolli në këtë qytet të ngjitet aty ku qytetarët e meritojnë.

“Është privilegj, tha Bicaj, të jem trajner i një skuadre me emër në futbollin shqiptar. Kjo është një sfidë dhe unë nuk kam frikë nga sfidat. Kryesore është t’i bëjmë bashkë të gjithë, lojtarët, tifozët, specialistët e drejtuesit vendor. Ka shumë rëndësi t’i kthejmë Burrelit dinjitetin e merituar”.

DITMAR3

Bicaj shprehet se shpejt do të mundësohet grumbullimi i lojtarëve dhe do të nisë stërvitja e ekipit. Ai shtoi se ndryshimet do të bëhen të ditura për tifozët dhe mediat. Tekniku i qëndron idesë se lojtarët e huaj do të jenë në minorancë dhe se shumica e tyre do të jenë nga ekipet shqiptare.

“Ne, këmbënguli Bicaj, duhet të kemi lojtarë që e duan qytetin e Burrelit, e duan fanellën e veçantë të kësaj skuadre. Objektivi ynë është rezultati pozitiv në çdo ndeshje. Pres mbështetjen e tifozëve matjanë, të cilët janë një garanci e mirë për ecurinë e skuadrës”.

666666666666666666666

Agron Malaj burreli ditmar bicaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Rehabilitohet Qendra e të Moshuarve në Burrel

21:59 / January 26, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.