Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Malaj takime me banorët e lagjes “Pjetër Budi”: Mati ynë duhet të ecë vetëm përpara

11:40 / May 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 05 07 at 11.31.57 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Malaj, kandidati socialist për një mandat të dytë në bashkinë e Matit ka nisur takimet përmbyllëse në njësitë administrative dhe blloqet e qytetit të Burrelit.

Malaj zhvilloi takimin elektoral me banorë të njësisë Administrative Rukaj dhe lagjes “Pjetër Budi”, Blloku nr.1 Burrel.

Kandidati Malaj tha se e mori drejtimin e bashkisë në vitin 2019 me një bilanc negativ dhe pavarësisht krizave të tërmetit, pandemisë dhe  ekonomike, u implementuan me dhjetëra projekte me fonde të buxhetit të shtetit, donatorëve dhe OJF-ve.

Po ashtu Malaj shpalosi edhe prioritetet për mandatin e ardhshëm, ku një vëmendje të veçantë do të ketë infrastruktura rurale, shtrimi i rrugëve të 38 fshatrave me asfalt, investimet në veprat vaditëse, etj.

Malaj foli edhe për kundërshtarët politik të tij në këtë garë ku tha se nuk kanë bërë asgjë për Matin kur ishin në qeverisje. “Disa individë të djathtë në zemër kanë Saliun, vulën ua mban Alibeaj dhe votojnë Ilir Metën. Ata e kanë humbur rrugën në oborrin e shtëpisë së tyre”, tha Malaj në takimin e zhvilluar në Urakë. E pranishme në këtë takim, deputetja socialiste Aurora Mara kërkoi votën për Agron Malaj për një mandat tjetër 4-vjeçar në mënyrë që zhvillimi i Matit të ecë përpara dhe investimet të mos ndalen. Banorët e pranishëm premtuan se do të votojnë kandidatin Agron Malaj për të vijuar me projektet e shumta infrastrukturore në Mat.

"Pjetër Budi" Agron Malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.