Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 151 kg marijuanë duke arrestuar tre persona. Droga po vinte nga Mali i Zi drejt Shqipërisë i vendosur në paketime polisteroli.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar Bardhaj, janë vënë në prang ady shtetasit malazez, R.B, 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi dhe M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi, si dhe K.P., 25 vjeç nga Shkodra.

Nga policia e Shkodrës, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj”.

Nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volksvvagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit nga R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar “marijuanë” me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here