Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Maldini është drejt ikjes nga Milani, ja kush do ta zëvendësojë

16:00 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paolo maldini b5hsepzbch6e1tliq04o0jnog 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, dëshiron t’i japë Paolo Maldinit një rol të ri në klub, mirëpo Maldini, i cili tani e kryen detyrën e drejtorit teknik, raportohet se s’do ta pranojë një ofertë të tillë.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se Ivan Gazidis është duke tentuar ta gjejë një mënyrë për ta mbajtur Paolo Maldinin në Milanello, përkundër që në San Siro të vijë trajner i ri për sezonin e ardhshëm, Ralf Rangnick.

Rangnick nuk do të jetë vetëm trajner i klubit italian sipas Tuttosport, por ai do të ketë rolin e menaxherit të ekipit – që do të thotë se do ta kryejë njëkohësisht punën e trajnerit dhe atë të drejtorit teknik. Për ardhjen e Rangnick është spekuluar që një kohë të gjatë e madje vetë dy palët i kanë nxitur këto dy spekulime me deklaratat e tyre.

Por, Tuttosport tani raporton se Maldini nuk do ta pranojë asnjë rol tjetër që mund t’i ofrohet nga Gazidis dhe se kjo do të çojë drejt largimit të tij nga San Siro, ku kishte bërë emër fillimisht si lojtar. Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit më herët kishte punuar si drejtor i zhvillimit por ishte promovuar në postin e drejtorit teknik verën e kaluar, pasi kishte punuar ngushtë me Zvonimir Boban, i cili u shkarkua në mars.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.