Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Rama se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një ndëshkim për të nga vota popullore dhe se nuk ka perëndi që e mbron. Me një status në facebook duke renditur arsyet pse qeveria e Ramës ka dështuar në këto 7 vitet qeverisje dhe pse do i humbasë zgjedhjet e ardhshme, Maliqi ka edhe një këshillë për Ramën duke i thënë që të kërkojë azil në Turqi pasi do të marrë një goditje të fortë nga vota popullore. Ai madje shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet e ardhshme.
“Ramziu, në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes. Nga sot, thotë, në komunikim intensiv me publikun…
Çfarë aktrimi i dal boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi?! Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri. Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.
Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri?!Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj. Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret …..Opozita e Bashkuar = 100 mandate. Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.
P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar.
Koha jote mbaroi!
Ah se harrova… Bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit”, shkruan Maliqi.