Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22-urdhër arreste në saj të një operacioni të koduar “Posta”. Nga sa është mundur të mësohet, operacioni në fjalë është organizuar kundër mallrave kontrabandë.
Raportohet se të akuzuarit e zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të cilat ishin të paregjistruara, ndërsa mallrat i kishin kontabandë.
Ndërkohë, deri më tani thuhet se janë ekzekutuar disa nga urdhër ndalimet e lëshuar.
