Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Manastirliu: 40 qendra shëndetësore në proces rehabilitimi

13:11 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zall
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me deputetin Xhemal Qefalia kanë parë nga afër Qendrën e re Shëndetësore Zall-Bastar, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në vend. Në këtë kuadër, ministrja tha se po pilotohet me paketën e shërbimit në banesë, e cila poashtu përfshihet në qendrat shëndetësore.

“Në 30 vite nuk ishte vënë dorë. Qendra shëndetësore e Zall-Bastarit që i shërben më shumë se 5 mijë banorëve të kësaj zone, tashmë është në kushte bashkëkohore. Ne vijojmë të shtojmë shërbimet në qendrat tona shëndetësore. Kujdesi në banesë është një tjetër paketë e kujdesit shëndetësor shumë e rëndësishme që po përfshihet në qendrat tona. Dhe nga ana tjetër, ne do të vijojmë që të përmirësojmë shërbimet, duke përfshirë dhe shërbimet socio-shëndetësore, duke futur shërbimin psiko-social si pjesë të kujdesit shëndetësor”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se ka filluar faza e dytë e programit të rehabilitimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së qendrave shëndetësore, duke shtuar se synohet që brenda katër viteve të finalizohet përmirësimi i të gjithë kujdesit parësor kudo në Shqipëri.

Janë 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca, të cilat kanë filluar tashmë rehabilitimin. Qeveria shqiptare ka përfunduar fazën e parë të Programit të Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.