Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Manastirliu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri për Natën e ndërrimit të viteve

12:57 / December 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Tramës ka deklaruar se për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët në vazhdim janë marrë të gjitha masat që ekipet e shëndetësisë të jenë në gatishmëri të përforcuar për çdo emergjencë mjekësore.

“Gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse në të gjitha ditët e vitit, sidomos në këtë vit pandemie. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht, strukturat e Urgjencës Kombëtare nëpërmjet 127 janë në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse edhe njësia e helikopterëve. Por nga ana tjetër të gjitha spitalet janë të pajisura me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore për të përballuar çdo emergjencë gjatë këtyre ditëve të festave. Njësitë e urgjencave në spitale kanë marrë masat për stafet në gatishmëri. Janë të vendosur përveç stafeve të përforcuara, edhe mjekët të cilët janë “on call” që thirren në rastet kur flukset mund të jenë të shtuara”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja Manastirliu apeloi për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar;
Sigurimin e medikamenteve dhe materialeve mjekësore të ndihmës së shpejtë të nevojshëm për përballimin e çdo rasti që konsiderohet urgjencë mjekësore;

Sigurimit të gatishmërisë së transportit mjekësor me autambulancë për të sëmurët që kanë nevojë për këtë shërbim apo që u nevojitet referimi për asistencë mjekësore më të specializuar;

Hartimin e listës ë mjekëve të gatishmërisë “on call” për çdo shërbim dhe afishimin e saj në mjediset e urgjencës mjekësore të çdo spitali.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të sigurojë gatishmërinë për të marrë dhe përgjigjur çdo thirrje të ndihmës mjekësore;
Njesia e Transportit Mjekësor me Helikopter ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë e helikopterëve mjekësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.