Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Manastirliu inspekton fazën e dytë të punimeve në Spitalin Pediatrik

11:30 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet e fazës së dytë për modernizimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila pritet të përfundojë brenda vitit.

“Vërtet një volum i madh pune që është duke u bërë dhe që nga pikëpamja e sipërfaqjes është shumë më e madhe se sa Pediatria e re që ne kemi inaguruar. Jam e bindur që brenda këtij viti do t’a finalizojmë pjesën infrastrukturore të punimeve të këtij spitali, e më pas, do të fillojmë edhe më të gjithë ato element, të cilët i përkasin mobilimit spitalor dhe aparaturave të nevojshme, për të garantuar shërbimet, siç janë shërbimet e gastrohepatologjisë, pneumologjisë, onko-hematologjisë pediatrike, dializës dhe nefrologjisë, dhe të gjithë shërbimet që ofrohen në këtë spital, të kenë kushte fantastike të ofrimit të shërbimit”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Pediatrinë e Tiranës, Ministrja Manastirliu foli edhe për projektet e reja që do të nisin së shpejti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ po kalon në një fazë transformimi rrënjësor. Ne pritet që për pak ditë të fillojmë rehabilitimin e një prej spitaleve, të cilët janë në zemër të shërbimit kirurgjikal, që është pikërisht Spitali i Kardiokirurgjisë dhe brenda këtij viti, do të nisim punimet dhe për Spitalin Psikiatrik në QSUT”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me ndërtimin e spitalit të ri me tre shërbime të rëndësishme, siç janë Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit për ndërhyrjet kirurgjikale infantile, ka vijuar faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Përgjithshme.

Faza e dytë e këtij projekti, do të mundësojë të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj.

Me përfundimin e fazës së dytë, kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.