Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë se është siguruar sasia e nevojshme e vaksinave dhe për vitin e ardhshëm.
“Më shumë se dy milionë doza vaksinash kanë mbërritur, më shumë se 1.7 milionë doza janë administruar tani në vend. Dua tu them se qeveria shqiptare nuk ndal përpjekjet e saj për të siguruar doza të tjera të vaksinave, dhe falë një kontakti të drejt për drejt, takimit që kryeministri Edi Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, është garantuar dhe sasia e vaksinave për vitin e ardhshëm. Ne po vijojmë punën me intensitet për rritjen e mbulesës vaksinale, duke thënë këtu se gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar që të ketë të gjitha ato mundësi për të siguruar vaksinimin e popullatës me objektivin për të vaksinuar plotësisht popullatën target deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Përpjekjet tona do të jenë që ne të përfundojmë më herët se ky objektiv për të rritur mbulesën vaksinale”, tha ajo.
Ndërkaq, dy vendime të tjera lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në spitale.
