Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu: Kemi më shumë se 100 vatra aktive, plani i rihapjes do të kalojë në 4 faza

15:09 / April 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asfgg 770x424 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpalosur planin e rihapjes me anë të lehtësimit të masave duke thënë se hapja do të kalojë në 4 faza.

Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji dhe çdo fazë tjetër i lehtësimit të masave do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varret nga qytetarët e infektuar në një ditë, pacientët e shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar.

Ajo thotë se bizneset duhet të bashkëpunojnë duke zbatuar protokollet ose në rast të kundërt do të përballen me përgjegjësitë ligjore.

”Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.

Ka disa kritere:

1- Epidemiologjik
2- Kapacitete spitalore
3- Burimet e kontrollit

Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave.Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.

Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore.

Lehtësimi përfshin 4 faza.

Sipas OBSH. Po ngrihet dhe Task- Forca ndërinsticuionale. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik. çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.”- tha Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.