Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Manastirliu: Mjekët do përfitojnë kredi të buta për blerjen e shtëpisë

12:45 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta manastirliu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët e rinj të punësuar në sektorin publik do të përfitojnë kredi të buta për blerjen e banesës. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend për ndryshimet ligjore në ligjin e strehimit social.

“Me ndryshimet që ne propozojmë për strehimin social, do t’i hapet rrugë një seri programesh dhe lehtësirash për kategori të ndryshme të administratës publike, pjesë e të cilave do të jenë edhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas parashikimeve të mbështetjes për punonjësit tanë të shëndetësisë, në mënyrë që sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, ne t’i sigurojmë një mbështetje direkte me kredi të buta për të pasur mundësinë e blerjes së një banese. Sot ne hapim një tjetër dritare, një tjetër mundësi efektive për të ndërtuar një program të ri social për çiftet e reja, për të pasur një banesë të tyren në pronësi dhe për ta përfituar këtë nëpërmjet ndihmës së shtetit. Shteti futet garant në këtë rast për të siguruar banesën për profesionistët e shëndetësisë, për mjekët e rinj”-tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e grupeve në nevojë përmes këtyre ndryshimeve ligjore, Ministrja Manastirliu tha se edhe fëmijët në përkujdesje të Republikës do të përfitojnë nga këto ndryshime ligjore.

“Ata të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë ligj do të kenë mundësi që të gëzojnë shtëpinë e tyre të parë, do kenë mundësi që të mbështeten nga shteti me këto kredi të buta, duke siguruar interesa shumë të favorshme dhe duke garantuar gjithashtu që edhe fëmijët me status në përkujdesje të Republikës së Shqipërisë, të mundet që t’i sigurojmë një kredi sociale më kostë të ulët, me interes zero dhe gjithashtu kolateral të parë”,-tha Manastirliu.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.