Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Pas dy rasteve të para të konstatuar me të prekur nga virusi vdekjeprurës, ministrja tha se Urgjenca do të vijojë punën normalisht.
“Gjithashtu sot kemi marrë vendim për kufuzimin e ndalimin ndërhyrjeve operatore të planifikuara duke përjashtuar ndërhyrjet për patologjitë malinje.
S’do ketë asnjë ndalim sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave, që do vijojnë në normalitet.
Këto masa nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve por vendosim rregulla për të përforcuar masat pa cënuar shërbimin dhe duke ofruar garanci për ata që janë në nevojë.
Shtetasit që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe që do vetëkarantinohen në banesat e tyre për 14 ditë”, tha ajo.
