Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manastirliu: Në fokus tekstet shkollore, digjitalizimi dhe edukimi kulturor

12:45 / December 10, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manastirliu 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Manastirliu: Në fokus tekstet shkollore, digjitalizimi dhe edukimi kulturor

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot Kornizën e re Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar, një dokument që synon modernizimin e sistemit arsimor dhe harmonizimin e tij me standardet bashkëkohore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë e këtij dokumenti dhe procesin që e shoqëroi përgatitjen e tij.

“Sot jemi në një tjetër moment të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri, në prezantimin e Kornizës Kurrikulare të përditësuar. Në janar të këtij viti, grupi i punës nisi një proces intensiv, i cili tashmë ka përfunduar dokumentin strategjik të sistemit arsimor, pikërisht Kornizën Kurrikulare. Korniza Kurrikulare e modernizuar reflekton nevojat aktuale për përcaktimin e linjave që do të kenë nesër tekstet mësimore, kurrikula bërthamë, programet lëndore dhe materialet ndihmëse, duke përfshirë edhe platformat digjitale”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu, duke vlerësuar kurrikulën ekzistuese, u ndal te nevoja për rishikimin e saj.

“Ky proces u bazua në një analizë të thelluar të kurrikulës ekzistuese, e cila filloi të zbatohej për herë të parë në vitin 2014-2015, kur u përfshimë për herë të parë programe lëndore të Cambridge, Pearson dhe Oxford-it, si dhe alternativa të tjera të teksteve. Pas një dekade, duke vlerësuar standardet europiane dhe kërkesat e reja, kemi konsideruar të domosdoshme përmirësimin e Kornizës Kurrikulare, për të reflektuar kompetenca të reja dhe për të adresuar ndryshimet që kërkon sistemi arsimor”, tha Manastirliu.

Korniza e Re Kurrikulare është një hap vendimtar drejt transformimit të arsimit në Shqipëri, me fokus te kompetencat digjitale të nxënësve, integrimi i teknologjisë në mësimdhënie, edukimin mediatik, si dhe në edukimin kulturor dhe identitetin kombëtar.

“Fokusi i Kornizës së Re Kurrikulare do të jetë te kompetencat digjitale dhe integrimi i teknologjisë, duke filluar nga klasa e parë dhe duke u reflektuar deri në arsimin e mesëm të lartë. Në këtë kuadër, kurrikula do të përfshijë lëndët STEM dhe do të përforcojë aftësitë e nxënësve në shkenca dhe matematikë. Ne do të pilotojmë klasa STEM duke u dhënë nxënësve më shumë kompetenca lidhur me shkencat dhe me mundësinë që ata më pas të integrohen në ciklet e arsimit të lartë, me kompetenca më të plota. Një element shumë i rëndësishëm i Kornizës së Re Kurrikulare lidhet me edukimin kulturor dhe identitetin kombëtar. Fokusi do të jetë te gjuha shqipe, duke rishikuar programet lëndore nga klasa e parë, deri në arsimin e mesëm të lartë. Do të synojmë mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës sonë, duke e kombinuar atë me teknologjinë dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026

“Prania Besnike” në terren/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Vijon në të gjithë vendin

08:38 / September 19, 2026

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.