TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Manastirliu në qendrën e transfuzionit të gjakut: Investim rrënjësor pas më shumë se 4 dekadash

13:52 / July 12, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut po rehabilitohet plotësisht, falë një investimi të qeverisë shqiptare që do të shndërrojë këtë qendër reference në nivel kombëtar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në ketë qendër duke deklaruar se faza e parë e punimeve pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti.

“Jemi duke ecur me ritme të shpejta. Ne duam që faza e parë e përfundimit të këtij investimi, të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti, pra gjithë zona ku do të akomodohen dhuruesit dhe gjithashtu dhe një pjesë e laboratorëve. Dhe ndërkohë që faza e dytë do të vazhdojë menjëherë, në vitin 2023, për të përfunduar tërësisht ky investim. Një investim rreth 2 milionë dollarë që mbështetet nga buxheti i shtetit. Gjithashtu të planifikuar për vitin tjetër ne do të kemi dhe një seri aparaturash, të cilat janë kaq shumë të rëndësishme sa i përket pikërisht të gjithë sistemit tonë për të siguruar dhe për të vijuar për të siguruar gjak të sigurtë për të gjithë ata që i nevojitet, por nga ana tjetër edhe për të rritur kapacitetet tona për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se falë sistemeve të integruara elektronike do të bëhet një menaxhim më i mirë i dhurimeve dhe listës së dhuruesve të gjakut.

“Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është një qendër e cila koordinon të gjitha qendrat të cilat janë si satelite në spitalet rajonale të vendit. Është një qendër e cila po përmirësohet edhe në sajë të përfshirjes të sistemeve të integruara elektronike për menaxhimin e dhurimeve të gjakut, për menaxhimin gjithashtu të dhuruesve vullnetarë të gjakut”.

Manastirliu bëri me dije ecurinë e dhurimeve të gjakut për gjashtë muajt e parë të vitit, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak, sidomos gjatë stinës së verës, për ata të cilët kanë më shumë nevojë.

“Unë dua që të falenderoj nga njëra anë të gjithë ata të cilët janë dhurues vullnetarë të gjakut dhe janë në listën tonë të regjistrit të dhuruesve vullnetarë. Nga ana tjetër të ftoj të gjithë ata të cilët kanë mundësi të dhurojnë gjak. Përsa i përket dhurimeve për këtë 6 mujor në fakt kemi pritshmëri shumë të mëdha. Krahasuar me 6-mujorin e vitit të shkuar janë më shumë se 600 dhurime më shumë. Janë mbi 18 mijë dhurime vullnetarë të kryera dhe familjare gjithashtu”, tha Manastirliu.

Investimi në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është rreth 2 milionë dollarë dhe është investimi i plotë në të gjitha ambientet dhe godinat ndihmëse të kësaj qendre, që prej ndërtimit të saj në vitin 1976.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për qiranë, mes viktimave dy fëmijë

22:52 / August 12, 2022

Drejtori i policisë për ngjarjen në Cetinje: Agresori vrau fillimisht qiraxhinjtë, pastaj shtatë persona të tjerë

22:33 / August 12, 2022

Veliaj reagon për plagosjen e inspektorit të IMT-së, kërkon dënim maksimal për autorin

21:05 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.