Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manastirliu në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë: Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë

14:00 / May 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01e103f6 c3d2 4080 9e3d 8c3a2a9a1d8e 444x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, përmes teknologjisë

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjisë në të gjitha lëndët mësimore, si një mënyrë për të rritur ndërveprimin, zhvilluar aftësitë krijuese dhe për të nxitur mendimin kritik te nxënësit:

“Laboratorët inteligjentë po i përfshijmë në të gjitha lëndët që përmes platformave interaktive t’i vijmë në ndihmë jo vetëm mësuesve për lëndën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe programit Code Monkey por edhe për lëndët e tjera si gjuha shqipe, gjuha e huaj etj., duke e bërë mësimin edhe më të kuptueshëm edhe më tërheqës. Kështu ne nxisim jo vetëm aftësitë kreative të nxënësve por edhe mendimin kritik”, tha Manastirliu.

Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit. Në dy vitet e ardhshme synojmë që 1,000 shkolla të pajisen me këtë infrastrukturë moderne.

“654 laboratorë smart do t’i shtohen shkollave tona në dy vitet e ardhshme duke bërë të mundur që rreth 1000 shkolla të jenë të pajisura me laboratorë inteligjentë dhe të gjithë nxënësit të kenë akses në teknologji në mënyrë që të kenë mundësi të rrisin aftësitë e tyre digjitale.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

gjon buzuku investim ogerta manastirliu SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.