Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu: Nga e premtja zhvendosje në spitalin e Traumës, ja operacionet që do kryhen

14:36 / March 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, shërbimet e kirurgjisë së urgjencës dhe shërbimeve të tjera jo për COVID 19 do të kalojnë në spitalin e Traumës duke nisur nga dita e premte, pra 20 mars.

“Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga komitetit teknik dhe task force kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitete e QSUT, zonat sanitare të sigurta për pacientë që trajtohen në spital jo për COVID 19, shërbimin e kirurgjisë të urgjencës dhe urologjisë të transferohen në spitalin e Traumës duke nisur nga dita e premte e kësaj jave. Spitali i Traumës do të mbështetet dhe nga kirurgët, anestezistët e radiologët e QSUT. Urgjencat kirurgjikale dhe patologji malinje për Tiranën do të bëhen në spitalin e Traumës”, tha Manastirliu.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se brenda javës vjen dërgesa e radhës dhe se personeli mjekësore është i pajisur me materiale mbrojtëse. Gjithashtu ajo tha se ka shtim të respiratorëve në reaminacion duke u shprehur se është dyfishuar kapaciteti në spitali infektiv të QSUT.

Ministrja bëri të ditur se krahas ISHP, ku laboratori i virologjisë është furnizuar me kite shtesë, po përgatetmi që “të kryejmë këtë test dhe në QSUT duke punuar paralelisht për krijimin e kushteve të biosigurisë në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT”.

“Jemi vetëm në fillim të luftës, përkundrazi vijoni të zbatoni me rigorozitet rregullat. Kjo betejë do të vazhdojë dhe për ne si për të gjithë botën”, tha ministrja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.