Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Manastirliu, qetëson gratë shtatzëna të Matit

18:00 / January 5, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Matarniteti Burrel
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas reagimit të mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë ku denoncojnë mungesën e kushteve në maternitetin e Burrelit dhe refuzojnë të ndjekin sistemin e patronazhimit, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo thotë se i njeh problemet dhe po punohet për zgjidhjen e tyre.

Ky peticion përmes të cilit mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë refuzojnë të ndjekin sistemin e patronazhimit dhe të asistojnë në lindje në maternitetin e Burrelit për shkak të mungesës së kushteve ka mbërritur në tryezën e Ministres së Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu thotë se është një ndër shkresat e shumta që merr nga mjekët për problemet në spitale.

“Është një shkresë që ka ardhur, drejtuar Minsitrisë në kuadër të problematikave që mund të ketë një problem a një tjetër dhe nuk ka gjë të jashtëzakonshme këtu”.

Të jashtëzakonshme i përshkruajnë mjekët e maternitetit kushtet që kanë gjetur në maternitetin e Burrelit gjatë ushtrimit të detyrës gjashtë muajt e parë të vitit.

Ata shkruajnë se i gjithë spitali mbulohet vetëm nga një mjek anestezist-reanimator që sipas tyre bën  të pamundur ndërhyjen në kohë reale në rastet urgjente.

Shërbimi për të porsalindurit është i zbuluar si në aspektin e burimeve njerëzore, ashtu edhe në infrastrukturë në sallat e operacionit nuk ka instrumenta, ndërsa rezervat e gjakut mungojnë totalisht.

Ministrja e Shëndetësisë thotë se i njeh problemet dhe se po punon për t’i zgjidhur.

“Sistemi shëndetësor ka pronblematika ne po i adresojmë këto problematika për të marrë zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme”.

Manstirliu nuk dha detaje se çfarë pritet të ndryshojë në maternitetin e Burrelit viti që vjen ndërkohë ajo që dihet është se gratë e kësaj zone do t’i drejtohen Lezhës apo Tiranës për të lindur, pasi mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” kanë bërë të ditur se nuk do t’i asistojnë dhe se në këtë maternitet do të ofrojnë vetëm shërbimin ambulator në Obstetri – Gjinekologji.

grate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik

22:09 / April 30, 2025

Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën dhe PS

21:14 / April 30, 2025

Rama: Gratë na mbështesin më shumë se burrat, suksesi për Shqipërinë 2030 në BE varet nga gratë dhe vajzat

18:34 / April 11, 2025

Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?

20:07 / April 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.