Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Manastirliu: Shkollat artistike dhe sportive me status të veçantë, përfitojnë mbi 2700 nxënës

12:33 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 03 13 at 12.08.00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka miratuar sot akte të rëndësishme në mbështetje të sistemit arsimor, që kanë të bëjnë me transformimin e strukturave specifike siç janë ato me orientim artistik dhe sportiv.

”Vendimi i qeverisë konsiston në transformimin e institucioneve arsimore artistike dhe sportive, duke i dhënë atyre status të veçantë sipas plotësimit të kritereve specifike në këto shkolla. Fëmijët në shkollat artistike do të kenë një kurrikulë të posaçme që do të adaptohet sipas kërkesave dhe gjithashtu do të kemi një organizim specifik të këtyre shkollave, duke u fokusuar jo vetëm në mbështetjen e stafeve arsimore të këtyre shkollave, por edhe në hapjen e shkollave sipas nivelit të një autonomie. Pra status i veçantë do të thotë niveli i autonomisë, sa i takon kapaciteteve financiare por edhe stafeve të mësuesve”, tha ajo.

Sipas saj, këto shkolla do të kenë mundësi të riorganizohen duke përfituar statusin e veçantë sipas kritereve specifike që përcakton vendimi i qeverisë dhe do të kenë edhe një mbështetje të dedikuar buxhetore për të rritur performancën e tyre dhe për të rritur interesin e nxënësve për të qenë pjesë e këtyre shkollave të orientuara.

“Në këto shkolla ne kemi mbi 2700 nxënës të cilët do të përfitojnë. Këto janë shkolla me tradita, janë shkolla të identitetit tonë të cilat ne synojmë t’i fuqizojmë dhe t’i çojmë përpara edhe nëpërmjet formave të reja të menaxhimit duke iu përshtatur edhe kritereve dhe kërkesave që ne duhet të plotësojmë”, tha Manastirliu.

ogerta manastirliu Shkollat artistike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.