TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

23:12 / May 27, 2022

Me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar dhe nuk i është përgjigjur? Ja përgjigjja e Romeo Veshajt

23:04 / May 27, 2022

Gazment Bardhi hedh akuza të rënda ndaj Sali Berishës: Vetëm kryetarët e bashkive socialiste nuk e votuan

22:54 / May 27, 2022

Si i mbrojti pasuritë miliarderi rus Melnichenko nga sanksionet evropiane

22:48 / May 27, 2022

Vajza e Putinit mund të marrë kontrollin e Rusisë kur të vdesë udhëheqësi rus

22:42 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Manastirliu tregon procedurat për të përfituar bonusin e bebes

16:27 / January 1, 20193 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës sot në dy maternitetet e Tiranës, ku natën e ndërrimit të viteve erdhën në jetë 14 fëmijë informoi për procedurat e bonisit të bebes.

“Bonusi i bebes do të përfitohet menjëherë nëse fëmija regjistrohet në zyrën e posaçme të hapur pranë çdo materniteti në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë të porsalindurin më vonë në gjendjen civile”, tha ajo.

Ministrja falëenderoi nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ekipet mjekësore në të gjithë vendin për shërbimin gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Fëmija i parë lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 1 minutë pas mesnate. Ndërsa bebi i parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” erdhi në jetë në 12:02 dhe është fëmija i tretë i një çifti nga Tirana, i cili përfiton 120 mijë lekë bonus.

Nga sot nis të zbatohet politika e re sociale e Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;

Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;

Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;

Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;

Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Duke filluar nga sot, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në Maternitet në sportelin e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar dhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve.

Bonusi I bebes është I ndarë në dy pjesë. Çeku I parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku I dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.

Pagesa do të kryhet në bankë dhe çeku ka vlefshmëri deri në 12 muaj nga data e lëshimit të tij.

Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

bebe bonus manastirliu procedura
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Ditë e errët

21:57 / May 27, 2022

Publikimi i videos së Librazhdit, reagon AMA: Hiqni pamjet

21:53 / May 27, 2022

“Fundi” i Dumanit atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan ku mbeti i plagosur

21:34 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Ditë e errët

21:57 / May 27, 2022

Publikimi i videos së Librazhdit, reagon AMA: Hiqni pamjet

21:53 / May 27, 2022

“Fundi” i Dumanit atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan ku mbeti i plagosur

21:34 / May 27, 2022
Te fundit

I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

23:12 / May 27, 2022

Me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar dhe nuk i është përgjigjur? Ja përgjigjja e Romeo Veshajt

23:04 / May 27, 2022

Gazment Bardhi hedh akuza të rënda ndaj Sali Berishës: Vetëm kryetarët e bashkive socialiste nuk e votuan

22:54 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.