Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Manastirliu vizitë në Gjermani: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

10:01 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
316936111 672053904291449 1871768877314654309 n e1669280462975
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u prit në një takim dypalësh nga homologu gjerman, prof. Karl Lauterbach gjatë vizitës zyrtare në Berlin. “U dakordësuam për një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe për krijimin e një grupi pune të përbashkët mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë”, tha Manastirliu. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe të farmakologjisë.

“Bashkëbiseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy vendeve tona, me synim rritjen e shkëmbimeve në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë”, u shpreh Manastirliu. Një tjetër çështje e rëndësishme e takimit mes dy ministrave të shëndetësisë dhe delegacioneve të dy vendeve ishte edhe forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore.

“Do të bashkëpunojmë për përfshirjen në programeve të kërkimit shkencor dhe programeve të edukimit me Universitetin e Mjekësisë, me synim rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit”, u shpreh Manastirliu. Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë prof. Karl Lauterbach shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve, përmes ekipeve të përbashkëta që do të nisin menjëherë punën për shkëmbimet e ndërsjellta në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.